EMRAT/ Megaoperacioni anti-drogë, mes të arrestuarve një polic

Detaje të reja bëhen me dije nga megaoperacioni i ndërmarrë dje dhe sot prej policisë, pas të cilit kanë rënë në pranga rreth 200 persona.

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe një polic, teksa janë bërë me dije edhe emrat e disa prej të arrestuarve të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetasin Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP për këtë procedim. Po ashtu mësohet se pas hekurave ranë dhe shtetasit Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli. Polici akuzohet për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, trafik veprash arti dhe shpërdorim dhe përkrahja të autorit.

Ky operacion i madh kombëtar anti-droge nga toka dhe ajri u zhvillua në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë.

Përveç 3 kg kokainës së sekuestruar, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash.