Ekzekutimi i biznesmenit: U qëllua me 5 plumba në trup, autori doli nga një furgon
Kanë dalë në dritë detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit Niko Goro në Himarë.

Goro ishte bashkë me të motrën pranë supermarketit të motrës së tij në momentin që është qëlluar.

Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur edhe motra, ndërsa është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Dyshohet se kanë qenë katër persona në një furgon, ndërsa ka zbritur vetëm njëri prej tyre dhe ka qëlluar me 5 plumba.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.

Shtuar më 17/10/2020, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori