Ekzekutimi i avokatit grek, dyshohet se autorët janë shqiptarë
Pëlqej
Pas ekzekutimit të avokatit grek kanë nisur hetime në lidhje më këtë ngjarje.

Mediat greke, teksa japin detaje rreth ekzekutimit te avokatit te njohur Mihalis Zafiropulos i cili priste dy kliente ne zyre me te cilet kishte lene takim, hedhin dyshime se autoret mund te jene shqiptare.

Ai kishte lene takim me dy persona, sipas rrefimit te mikut te tij te ngushte me te cilin kishte folur me heret.

Por, takimi nuk zgjati, pasi ata qe hyne aty, dy persona qe thuhet se nuk e flisnin shume rrjedhshem greqishten e qelluan me arme, ai mori vetem nje plumb por humbi jeten, shkruan Panorama.

Mediat greke i referohet ceshtjeve te bujshme te cilat po hetonte avokati dhe nisur nga keto ka spekulime se ata mund te jene shtetas shqiptare.

Në fakt, një nga çështjet penale me të cilën po merrej aktualisht viktima ishte ajo e vrasjes në tentativë kundër një avokati tjetër grek.

Të akuzuar janë dy shtetas shqiptarë, që kishin identifikuar si porositës një person grek. Ky nga ana e vet është ndër të pandehurit kryesorë për një prej skandaleve më të mëdhenj të viteve të fundit, që njihet si “skandali Energa”.

Zafiropulos ishte avokat i Energa-s që gjithashtu i ka akuzuar dy shtetasit shqiptarë se po e shantazhonin kompaninë e penalizuar.
Zafiropulos, 52 vjeç dhe baba i dy fëmijve, që ka qenë zgjedhur dy herë si nënkryetar i Dhomës së Avokatëve të Athinës. Ai ishte biri i një politikani të njohur të Demokracisë së re, që ka vdekur në 2006. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 08:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori