Ekzekutim me kallashnikov te Mali i Robit
33-vjeçari, Ervis Tafaruçi, banues pranë Shkëmbit të Kavajës, në Golem është viktima e një atentati me kallashnikov pasditen e sotme teksa udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” në aksin Durrës-Kavajë, në zonën e MalitRobit.

Sipas policisë, Tafaruçi gjendej në automjetin e tij, ndërsa nga jashtë dy persona ende të paidentifikuar kanë shkrehur breshëri plumbash mbi të, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postoblloqe të shumta për kapjen e autorëve të krimit.

Policia ngre pistën e larjes së hesapeve për shkak të shkuarës me precendentë të 33-vjeçarit, pasi Tafaruçi është akuzuar për djegien e një automjeti në kryeqytet në vitin 2011, ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj një shtetasi maqedonas në vitin 2009. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori