Vdekja e të riut shqiptar në aksidentin në Itali, si shpëtoi për mrekulli vajza e tij 1-vjeçare

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti me kamion pasditen e djeshme në Nuvolerë.

23-vjeçari i identifikuar si Edi Berisha po udhëtonte me një mjet tip Renault, ndërsa në makinë ndodhej edhe vajza 1 vjecare e cila ka shpëtuar mrekullisht.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari ka ecur në korsinë e kundërt teksa udhëtonte drejt Salos, kur është përplasur me një kamion. Berisha ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza e tij ka arritur të shpëtojë. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, një 52-vjeçar ka marrë lëndime jo serioze për jetën.

Vetëm një muaj më parë shqiptari kishte mbushur 23 vjeç, ndërsa kishte luajtur për disa ekipe të vogla amatore të futbollit dhe kishte qenë truprojë./albeu.com