Ekstradohet nga Italia 29 vjeçari i dënuar për vrasje
Sot nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Roma/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit Klodian Gjeta, 29 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, me vendimin Nr.43 datë 13.11.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 24 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Në datën 14.03.2006, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Karburant “Lleshi”, në fshatin Okshatinë, Bulqizë, shtetasi Klodian Gjeta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin me inicialet K.K.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje që autori dhe viktima kishin pasur disa orë përpara ngjarjes midis tyre, për të drejtën e kalimit me automjet, në një rrugë të ngushtë të fshatit Podgorcë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas i'u dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /albeu.com/


Shtuar më 08/04/2015, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori