Herrera tregon për dietën sekrete të PSG-së dhe frikën e lojtarëve në fillim

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Ander Herrera, ka zbuluar një pjesë të dietës sekrete të skuadrës, e cila i jep atyre një shtysë para ndeshjes.

Spanjolli, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Manchester United dhe Athletic Club, tha për faqen “futbolemotion” në Instagram se lojtarëve të klubit francez u jepet një smoothie me panxharë para ndeshjeve pasi është provuar shkencërisht se përmirëson performancën.

32-vjeçari shpjegoi gjithashtu se pija vjen me një surprizë më vonë, gjë që u frikësoi disa lojtarëve pasi e morën për herë të parë.

“Kur urinoni pas ndeshjes duket sikur po rrjedh gjak sepse është shumë e fortë”, tha Herrera për “futbolemotion”.

“Ditën e parë që thua, po rrjedh gjak.
“Por pastaj ju kujtohet se keni pasur panxharin.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 19:56