Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje të dyfishtë
Pëlqej
Interpol Tirana ekstradon nga Athina shtetasin shqiptar Ardian Hasan Braho pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë. Sipas policisë gjykata e Gjirokastrës ka vendosur në vitin 2005, 20 vjet burg për Brahon, për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes së dyfishtë me armë, me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim“, si dhe “Armëmbajtjes pa leje“.

Në vitin 1997 i arrestuari në bashkëpunim me shtetasin Karafil Beqiri, kanë vjedhur me armë me pasojë vdekjen shtetasit Vladimir Xh. me profesion shofer taksie, si dhe Foto P., i cili ishte pasagjer. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori