Ekstradohet nga Greqia, 27 vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje
Një 27-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje është ekstraduar nga Greqia. Sipas policisë Ervis Ylli akuzohet pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, më datë 13.12.2010, në Fier, ka tentuar të vrasë shtetasin Sajmir Y.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën më 28.08.2011">2011, në Athinë, Greqi, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2012, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori