Ekstradohet nga Britania 41 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm
Ekstradohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë shtetasi, Fatmir Xhelili i dënuar me burgim të përjetshëm. 41 vjeçari njihej ndryshe dhe me dy mbiemrta të tjerë, Caushaj (Caushi) dhe Krasja, i lindur në Vlorë.

Xhelili është dënuar nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me 5 mars 2003, me "Burgim të Përjetshëm", për kryerjen e veprës penale të "Vjedhje me armë në bashkëpunim me pasojë vdekjen".

Ngjarja ka ndodhur në 17 prill 1997, rreth orës 05.00, ku Fatmir Xhelili, në bashkëpunim me Tomor Caushi, të maskuar dhe me armë zjarri , kanë ndaluar automjetin tip furgon në një kthesë afër fshatit Ploçë, ku si pasojë kanë humbur jetën shtetasit me iniciale H.Xh dhe R.N.

Ekstrafdimi i tij është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori