Ekstradohet nga Belgjika në drejtim të shtetit shqiptar i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Shaban (
Shaip) Selman
Zukaj, vjeç 35, lindur në Deçan të Kosovës.
Ekstradimi i tij u bë pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për kryerjen e veprave penale të "Vrasjes me dashje e mbetur ne tentativë", ku shtetasi Shaban (
Shaip)
Zukaj është deklaruar fajtor pasi më datë 14. 04. 1999, ne fshatin Isniç të Komunes Deçan Kosovë, ka tentuar të vrasë një shtetas.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Belgjikë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012,
ora 13:45