Ekstradohet ne Kosove nje serb i akuzuar per krime lufte
Albeu.com
Norvegjia ka ekstraduar në Kosovë një serb të kërkuar për krime lufte. Ai është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars të vitit 1999 në Pejë.
I pandehuri u arrestua në Norvegji më 10 mars të vitit 2009 në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar. Mbreti i Norvegjisë nënshkroi urdhrin përfundimtar për ekstradim.

I pandehuri do të paraqitet para një gjyqtari të procedurës paraprake të EULEX-it më 14 korrik 2010.
Shtuar më 13/07/2010, ora 22:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori