Interpol Tirana ekstradoi ditën e sotme drejt Shqipërisë 2 dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për
vrasje me paramendim mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë.
“Nga Roma Itali u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit
Samet Ymer
Hoxha, vjeç 25, nga Elbasani. Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Elbasan, me vendimin Nr. 199, datë 21.03.2013, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg“
shtetasin Samet Hoxha, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “
Vrasje me paramendim“ e mbetur në tentativë e parashikuar nga nenet 78, 22 dhe 25 të Kodit Penal.“- bëhet me dije nga polica.
I ekstraduari
Samet Hoxha dyshohet se në bashkëpunim me
shtetasin Sokol Sejda kanë tentuar të vrasin
shtetasin A.A., më 16.02.2013, në qytetin e Elbasanit.
“Po sot nga Londra, Angli, Interpol Tirana ekstradoi drejt Shqiperisë
shtetasin shqiptar Andi Prençi, vjeç 20, nga Peshkopia. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1439, datë 18.10.2012, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg“, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunë“.“- sqarohet nga polica.
I ekstraduari Andi Prençi, më datë 11.08.2011 dhe më datë 24.09.2011 duke përdorur një thikë, kërcenime dhe forcë ka vjedhur me dhunë nga prindërit e tij në të dy rastet një sasi prej 40 mijë lekësh dhe një telefon celular.
Shtuar më 27/02/2014,
ora 23:45