Ekstradohen dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Pëlqej
Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar sot nga Spanja dhe Gjermania. Nga Madridi, Spanjë, u ekstradua shtetasi Sokol Sejda, 32 vjeç, ndersa nga Elbasani, Defrim Prekaj, i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim nr.198, datë 21.03.2013">2013, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

I ekstraduari Sokol Sejda dyshohet se më datë 16 shkurt 2013">2013 rreth orës 20:30 në një lokal në Elbasan, ka kanosur me një armë zjarri pistoletë dhe më pas ka plagosur rëndë me thikë shtetasin Albert A.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tirana me Interpol Madridin, shtetasi Sejda është arrestuar më datë 30.04.2014 në qytetin e Barcelonës, në Spanjë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Nga Frankfurti, Gjermani, u krye ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Dëfrim Prekaj, 26 vjeç, nga Peja, Kosovë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 467, datë 18.04.2013">2013, e ka dënuar me 2 vjet burg këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave“.

I ekstraduari Defrim Prekaj, më datën 25.04.2011, është paraqitur pranë Zyrave të Gjendjes Civile për të bërë pasaportë biometrike dhe ka deklaruar emrin Bruno K.. Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave ka rezultuar se deklarimi ishte i rremë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori