Rama flet për marrëveshjen me Bashën në 2017

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim në Twitter përsa i përkt marrëveshjs të bërë me kryedemokratin Lulzim Basha në 2017.

Ai shprhet se marrëveshja politike për Reformën Zgjedhore e miratuar përmes ndikimit ndërkombëtar vijon të shkaktojë reagime të ndryshme dh nuk është njëjtë m atë të vitv më parë.

“Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama.

Ragimi i plotë

Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet. Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!


Shtuar 6.06.2020 14:20