Gjykata e Lartë greke në Athinë pritet të vendosë për ekstradimin ose jo të
Arben Frrokut dhe Jak Jakut i cili u arrestua bashkë me biznesmenin në një hotel në Selanik.
Në Gjykatën e Selanikut u zhvillua sot seanca gjyqësore në ngarkim të
Arben Frrokut, i dyshuari kryesor për
vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, për ekstradimin e tij në Shqipëri. Pas shqyrtimit te dosjes, trupa gjyqësore vendosi që të kalojë çështjen në Gjykatën e Lartë greke në Athinë.
Avokati grek i të dyshuarit për
vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pretendon se “të dhënat në dosjen e ardhur nga Shqipëria për klientin e tij, janë të pabaza dhe të pavërtetuara”.Sipas avokatit, të dhënat në dosjen e formuluar nga drejtësia shqiptare nuk e fajësojnë
Arben Frrokun për
vrasjen e ndodhur në 24 shkurt 2013 në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013,
ora 12:08