Jo vetëm që janë bashkë, por Tuna dhe Patris po kalojnë një super izolim (FOTO LAJM)

E keni vënë re se si krejt papritur, në rrjetet sociale ‘shpërtheu’ një dashuri e tejskajshme për gatimin? Dhe jo, këtë herë nuk po flasim për Arbana Osmanin.

Përtej humorit, kuzhina duket se ka qenë zgjidhja ideale për të kaluar ditët e izolimit, si për përdoruesit e thjeshtë të rrjetit, ashtu dhe për personazhet e njohur.

Ka dhe nga ato vajza, si rasti i Tunës, që gjithmonë preferojnë të përfshijnë diçka ndryshe në atë që kthehet në ‘trend’ të momentit. Recetën e ditës, Tuna e ka përshkruar thjeshtë, pastër dhe saktë. “Futesh në internet dhe e zgjedh një recetë. E merr burrin, e fut në kuzhinë dhe…voila!”, ka shkruar Tuna në foton ku Patrisi shihet duke përgatitur “recetën e ditës”.

Duket shumë e thjeshtë, ekonomike në kohë dhe njëkohësisht argëtuese. Falemnderit, Tuna, gratë e martuara e gjetën zgjidhjen gjatë ditëve të karantinës!


Shtuar 24.03.2020 08:14