Eksportet rriten me 17.4% në krahasim me një vit më parë (FOTO LAJM)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Eksportet në muajin nëntor rriten me 17.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe rreth 5.4 % në krahasim me muajin tetor.

Ky tregues bëhet i ditur nga raporti i fundit i INSTAT, lidhur me ecurinë e Tregtisë së Jashtme për 11 mujorin e vitit 2016">2016.

Konkretisht në raport thuhet se eksportet e mallrave arritën vlerën 23 mld lekë, duke u rritur me 17,4% në krahasim me nëntor 2015">2015.

Duke krahasuar vlerën e eksporteve të muajit nëntor 2016">2016, me një muaj më parë, tetor 2016">2016, vihet re një rritje e tyre me 5,4%.

Duhet theksuar se ndikim në rritjen vjetore të eksporteve këtë muaj e ka dhënë edhe grupi “Tekstile dhe këpucë” me +5,7 pikë përqindje.

Përsa i përket ecurisë së importeve të mallrave në muajin nëntor 2016">2016, arritën vlerën 49 mld lekë, duke u rritur me 0,6% në krahasim me nëntor 2015">2015 dhe duke u rritur me 1,0% në krahasim me muajin tetor 2016">2016.

Shkëmbimet tregtare me BE rikonfirmohen në rritje duke shënuar rreth 3,3% rritje për periudhën janar–nëntor 2016">2016, krahasuar me janar–nëntor 2015">2015. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2016, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori