Çfarë po ndodh me reperen, Loredana anulon koncertin (FOTO LAJM)

Koronavirusi ka alarmuar mbarë botën dhe shtetet (duke përfshirë dhe Shqipërinë) kanë marrë masa mbrojtëse dhe parandaluese. Në Zvicër është vendosur që çdo ngjarje ku mund të ketë më shumë se 1000 persona të anulohet, për t’i shmangur turmat e njerëzve.

Reperja e njohur Loredana ka njoftuar së fundmi se koncerti i saj në Rinora është anuluar, pikërisht për këtë arsye.

“Siç e keni vënë re të gjitha, të gjitha ngjarjet në Zvicër ku mund të ketë më shumë se 1000 njerëz duhet të anulohen. Për këtë arsye ne për fat të keq duhet të anulojmë koncertin tonë në Rinora. Nuk do të ishte e drejtë në një klub ku mund të jenë 3 mijë persona, të ketë vetëm 1000. Kjo nuk ka kuptim për klubin dhe fansat, dhe do doja të gjeja një datë të re”, shkruan reperja.


Shtuar 29.02.2020 14:25