Lavrov: Bisedimet për paqe janë të pakuptimta në situatën që ndodhemi

Rusia ka hedhur poshtë idenë e rifillimit të bisedimeve për paqe me Ukrainën duke e akuzuar këtë të fundit se nuk e meritonte vëmëndjen e njerëzve seriozë, shkruan The Guardian.

Lavrov tha se gjatë bisedimeve të mëparshme Ukraina ka dëshmuar se nuk kishte “dëshirë për të diskutuar asnjë çeshtje seriozisht”.

“Ata thjesht nuk do të jenë kurrë në gjendje të diskutojnë diçka që do të meritonte vëmendjen e njerëzve seriozë. Bisedimet për paqen nuk kanë asnjë kuptim në situatën aktuale,” theksoi Lavrov.


Shtuar 21.07.2022 08:28