Shpërthen lëndë
plasëse në banesën e 49-vjeçarit me inicialet T.Ç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri, në qytetin e Elbasanit.
Policia e Elbasanit bën me dije se banesa ku ka shpërthyer lënda
plasëse është e pabanueshme. Mësohet se si shkak i shpërthimit janë regjistruar vetëm
dëme materiale.
Forcat e policisë janë vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Informacion
Më datë 05.11.2020, rreth orës 04:45, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, në pjesën e jashtme të banesës e cila është e pabanueshme në pronësi shtetasit T.Ç., 49 vjeç, ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë
plasëse, ku si pasojë ka vetëm
dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar
forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 08:12