Ka harruar të shënoi, zbehet interesimi i Barcelonës për Lautaron

Ylli i Inter, Lautaro, lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, prej disa kohësh. Madje, me merkaton që po afron, zërat vetëm sa shtohen.

Megjithatë, lojtari së fundmi nuk ka pasur paraqitje aq të mira, duke pasur telashe që të gjej rrugën e golit.

Kjo sipas ‘Sport’ bën që interesimi i Barcelonës për kartonin e argjentinasit të zbehet.

Lautaro nuk ka shënuar tanimë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe rrezikon që në ndeshjen e fundjavës të jetë në stol.

Në 26 ndeshjet e para, lojtari shënonte 16 gola, kurse tashmë shkon në të shtatën ndeshje pa shënuar gol. Kjo tregon se ai ka rënie forme, dhe kështu edhe interesimi i Barcelonës mund të bie.


Shtuar 15.06.2020 13:30