Përfshirja në Superligë, shefi i Milanit rrezikon vendin e punës

Kryeshefi ekzekutiv i AC Milan, Ivan Gazidis, rrezikon të humbasë rolin e tij në Rossoneri për shkak përfshirjes në Superligën, sipas Il Corriere dello Sport.

Gazeta raporton se komentet që Gazis i ka bërë mbi çështjen e Superligës dhe përfshirja e tij e tepruar mund të dërgojë në shkarkimin e tij.

Gazidis tha se Superliga do të ‘ofrojë mbështetje për të gjithë piramidën e futbollit’ në një shpjegim për sponsorët e Milanit.

Që nga ajo kohë, gjithçka është shembur, por Presidenti i Real Madrid Florentino Perez insistoi që Milani ishte një nga klubet që nuk ishin tërhequr nga Superliga natën e kaluar.

Il Corriere dello Sport raporton se Gazidis rrezikon të humbasë pozicionin e tij si CEO i Milanit, për shkak të rolit të tij në projektin që tashmë është suspenduar.


Shtuar 22.04.2021 13:26