Ekspertët gjermanë mbështesin Bashën: Programi i PD-së realist, i besueshëm dhe i zbatueshëm
Ditën e sotme kryetari i PD-së ka zhvilluar një takim të hapur me biznesin gjerman, ku Basha u bëri thirrje për investime në tregun shqiptar duke premtuar uljen e taksave.

Ekspertët gjermane që kanë asistuar në hartimin e programit të Partisë Demokratike, u shprehën sot se ky program synon rimëkëmbjen e ekonomisë, është realist dhe i besueshëmtakim.

Ëalter Glos, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Konrad Adenauer,: Mathias Schafer, Drejtor i Politikane ne fondacionin Konrad Adenauer dhe Mathias Hubcher, drejtori i Departamentit për Programin ne CDU, të pranishëm sot në takimin me biznesin gjerman, u shprehën se programi i z.Basha ka prioritetet e duhura dhe jep zgjidhjet e duhura për ekonominë.

Ata theksuan se në program përfaqesohet mundësia e sipermarrësit dhe e qytetarit. Programi, lejon menaxhimin e buxhetit për ta bërë më të aksesueshem, më transparent.

Ekspertët gjermanë u shprehën se një shtet i fuqishem nuk është ai që perfshihet kudo dhe shpenzon shume para, por ai shtet që mban kuadër të besueshem ligjor dhe mban premtimet./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori