VIDEO/ Alketa Vejsiut i ndodh e papritura, përfundon në polici në Zvicër

Alketa Vejsiu është ilegale në Zvicër. Kjo u bë e ditur nga vetë ajo në një postim të bërë sot në “Instagram”, ku tregon se pashaporta e saj kishte përfunduar në çantën e vajzës.

Ajo tregon se iu desh 1 orë bisedime me policët që t’i bindte se nuk ishte ilegale. Në fund ata i dhanë një leje qëndrimi të përkohshme, mirëpo asaj do i duhet pashaporta ndaj kërkon dike që t’ja sjellë.

1 ore ne Polici ne nje stacion treni te Zvicres qe sdo me bjere ruga me ne jete besoj. Kisha harruar pashaporten ne canten e vajzes qe nuk udhetonte me mua. Quhesha ilegale ne Zvicer.

E para here ne jete qe harroj pashaporten, dhe ndodh ne vendin me te sakte te botes. Tani duhet dikush te me sjelle pashaporten ketu se nuk leviz, dot. Por te pakten me dhane leje qendrimi te perkohshme. Me fat qe kisha police te mbare. Negociova me 8 Police Zviceran. Dhe me lejuan.


Shtuar 5.08.2023 16:30