Eksperti kinez jep lajmin e mirë: Në fund të këtij muaji COVID-19 do të jetë nën kontroll
Koronavirusi i ri, COVID-19 ka infektuar deri tani 961,725
shtetas në të gjithë botën, ka vrarë 49,165 njerëz dhe të shëruar mësohet se janë 203,190 njerëz.

Shkencëtarët kanë deklaruar se pandemia e COVID-19 mund të jetë nën kontroll në fund të muajit prill.

"Në çdo vend që merr masa agresive dhe efektive, besoj se pandemia mund të vihet nën kontroll. Vlerësimi im është rreth fundit të prillit", tha Zhong Nanshan.

"Pas fundit të prillit, askush nuk mund të thotë me siguri nëse do të ketë një shpërthim tjetër të virusit pranverën e ardhshme ose nëse ai do të zhduket me mot të ngrohtë … megjithëse aktiviteti i virusit sigurisht do të zvogëlohet në temperatura më të larta," tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2020, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori