Eksperti italian zbulon arsyen pse u rrëzuan pallatet në Durrës
Qindra e qindra pasgoditje janë ndier që nga tërmeti i 26 nëntorit që shkundi Shqipërinë.

51 viktima u gjetën nën rrënojat e pesë ndërtesave: dy hotele në skajin jugor të Golemit, Villa Palma dhe Miramare, dhe tre ndërtesa, në njërën prej të cilave tetë ishin të vdekur, thotë shtypi Italian duke bërë kështu dhe një përmbledhje te situatës.

Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universietin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambjentit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor.

“Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`I parashikuar”, thotë Michetti.

“Por ajo që mund të bëjmë“, shton ai, “ është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.

Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to.

Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla te paqëndrueshme.

Shtuar më 02/12/2019, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori