Tensione në kampin stërvitor të Juventusit, Paredes dhe Allegri përplasen ashpër

Kampi stërvitor i Juventusit është përfshirë nga tensionet pasi trajneri, Maximiliano Allegri është përplasur me mesfushorin Leonardo Peredes. Ky i fundit i cili u bashkua me Juventusin në verën e vitit 2022, ka pasur një periudhë të trazuar në Torino.

Mesfushori nuk ka qenë në gjendje të fitojë një vend titullari në ekipin e parë të Juventusit duke u anashkaluar nga Allegri në ndeshje të rëndësishme.

Tekniku italian shpesh ka preferuar lojtarë si Adrien Rabiot, Manuel Locatelli dhe Nicolo Fagioli përpara Paredes.

Goal duke cituar Fabiana della Valle, raporton se Paredes nuk dukej i lumtur kur skuadra u kthye në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të seancës stërvitore të mëngjesit të hënën, më 10 prill.

Mesfushori thuhet se është përfshirë në një debat të ashpër me Allegrin pak më vonë, pasi ai shprehu pakënaqësinë e tij për mungesën e kohës së tij të lojës.

Juventusit iu dha opsioni për ta bërë të përhershme marrëveshjen e Parades në fund të sezonit./Albeu.com/