Ekspertet te ndare per maqedonishten nga klasa e pare
Albeu.com
Në një debat, lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fëmijët e etnive të tjera, si dhe ngarkesa që ajo do të përbëjë, sërish qëndrime të ndara. Një pjesë e pjesëmarrësve në debat, thonë se programi i maqedonishtes, parashikon ...... komunikim ndër-aktiv për fëmijët, por pa e mësuar alfabetin që nga klasa e parë. Megjithatë, për pjesën tjetër të pjesëmarrësve në debat, mësimi i gjuhës maqedonase nuk duhet të zbatohet në këto momente, por më parë duhet përpunuar metodika e mësimit.
“Të gjitha mosmarrëveshjet dhe vërejtjet në opinion, se mësimi i maqedonishtes paralelisht me mësimin e gjuhës amë të nxënësve nga etnitë e ndryshme, janë të gabuara, pasi programi arsimor për gjuhën maqedonase ofron vetëm mësimin e të shprehurit dhe kreativitetit, ... dhe kjo përmes dëgjimit dhe bisedës,... programi do të realizohet përmes lojërave të ndryshme, shikimit të filmave për moshën e fëmijëve etj.”, saqroi Mito Stefanovski nga Byroja e Arsimit.
“Ky moment është i hershëm, i pa analizuar mirë dhe pasojat do të jenë gjithsesi negative, aq më tepër mund të paraqiten edhe refuzime të menduar ndryshe së pari te prindërit dhe pastaj te fëmijët. Gjuha maqedonase për shqiptarët në Maqedoni nuk është gjuhë zyrtare, gjuhë e shtetit por është një gjuhë e mjedisit që e flasin një shumë të përkatësive të ndryshme etnike, edhe gjuha shqipe nuk është gjuhë e huaj për maqedonasit, por është po atë gjuhë e mjedisit..." theksoi Naser Sinani, profesor i Univerzitetit të Tetovës.
Sipas profesorit Dimitar Pandev nga Fakulteti i Filologjisë në Shkup, mësimi i gjuhëve të huaj është një proces natyror dhe i nevojshëm në shekullin 21.
“Mund të them se në disa programe të mësimit nga shekulli 19 janë mësuar 4 ose 5 gjuhë nga fillimi i shkollimit, e pse të mos mundet të mësohet edhe sot në shekullin 21, kur metodikën e mësimit të gjuhëve është shumë e zhvilluar", pyeti Dimitar Pandev, profesor i Fakultetit të filologjisë në Shkup.
Vendimi i ministrisë së Arsimit për mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë, ka ndezur debate të ashpra javët e fundit. Edhe BDI-ja, pjesë e koalicionit qeveritar është kundër vendimit. Në debatet e radhës mbi këtë çështje, pritet të diskutohet edhe për kushtetutshmërinë e vendimit. (alsat-m)
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori