Ekspertët japin alarmin: Ajri në Shqipëri po shkakton kancer!
Pëlqej
Nga viti në vit rritet numri i personave të prekur nga sëmundjet pulmonare dhe ato malinje.

Mbi 650 persona në vit paraqiten për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa në rang vendi 166 persona për 100 mijë banorë, humbasin jetën për shkak të ajrit të ndotur.

“Nga viti në vit ka një rritje të numrit të rasteve të pacientëve që diagnostikohen me sëmundje kronike të rrugëve respiratore, por edhe me kancer pulmonar. Relativisht rreth 50 raste më shumë nga 2015 -ta në 2016 -ën.”

Ndotja e ajrit, kryesisht nga djegia e karburanteve dhe përdorimi i duhanit nga pacientët që në moshën e adoleshentes, janë dy prej faktorëve kryesorë të shfaqjes së këtyre sëmundjeve.

“Do të veçoja si një nga faktorët rezikues, ndotjen e ambientit nga djegia jo e mirë e karburanteve, i cili kur bashkohet me duhanin potencojnë njëra – tjetrën.”

Më me rrezik për mjekët janë punëtorët që punojnë në fason për shkak të kimikateve që kanë produktet që prodhohen. Ndaj bluzat e bardha rekomandojnë ajrosjen e shpeshtë të ambienteve të punës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Europa Lindore dhe veçanërisht vendet e Ballkanit kanë nivelin më të lartë të ndotjes se ajrit në të gjithë kontinentin.

Pas Bosnje Hercegovinës, Shqipëria, gjithsesi ka një nivel shqetësues të ndotjesajrit, me 17.1 nivelin e grimcave të imta. /Tv Klan/
Shtuar më 19/11/2017, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori