Ekspertët e energjitikës: “Bankers” fajtor për shpërthimin në Marinzë
Ministria e Energjitikës përmes grupit të saj të ekspertëve ka konkluduar se shpërthimet e ujit e gazit në Marinzë kanë ndodhur për shkak se “Bankers Petroleum Albania” nuk ka respektuar procedurat e sigurisë.

Ekspertët pohojnë se në zonë ekzistonte një sasi e konsiderueshme CO2 e injektuar përpara viteve ’90, fakt i cili nuk është marrë parasysh nga kompania. Kompania nuk ka ndjekur procedurat e nevojshme të sigurisë për menaxhimin e kësaj sasie gazi, gjë që shkaktoi më pas edhe shpërthimin e pusit.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet që Ministria e Energjitikës të publikojë raportin me shkaqet që çuan në shpërthimin e puseve të naftës në Marinëz të Fierit. Raporti pritet të dalë pas mbledhjes që do të mbahet në Ministrinë e Energjetikës, ku do të jenë të pranishëm drejtues të Albpetrol dhe AKBN-së. /albeu.com/

Shtuar më 07/04/2015, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori