Ekspertet: Beteja per pavaresine e Kosoves vazhdon
Albeu.com
Disa ekspertë të së drejtës ndërkombëtare nga Universitetet Oxford, Cambridge dhe Ghent, thanë të djelën në Prishtinë se, pavarësisht qëndrimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, beteja për njohjen e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë edhe pas vendimit.
Një numër profesorësh të së drejtës ndërkombëtare thanë se debati ligjor dhe ai politik për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës do të vazhdojë edhe pas vendimit të Gjykatës, por vlerësuan se pavarësisht vendimit të Gjykatës shteti i Kosovës nuk do të zhduket, ashtu siç nuk do të zhbëhen njohjet e 69 vendeve të botës.
Shtuar më 04/07/2010, ora 22:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori