Ekspertë britanikë agazhohen rreth nevojave të Kosovës në fushën e sigurisë pas statusit
Albeu.com
Shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen e ka ftuar një ekipë ekspertësh nga Ministria Britanike e Mbrojtjes që të rishikojë nevojat e Kosovës në fushën e sigurisë.Ekspertët do të krijojnë një sekretariat i cili do të ketë për qëllim të vlerësojë se çfarë trupa mbikëqyrëse civile dhe të sigurisë i duhen Kosovës deri dhe pas përcaktimit të statusit të saj. Këshilltari për siguri i shefit të UNMIK-ut Jan Smajls tha se kryeqendrat rajonale, përfshirë edhe Beogradin mund të jenë të informuara, nuk duhet të ketë sekrete, por procesi duhet të udhëhiqet nga vendorët. Ai ka nënvizuar se ky projekt do të marrë parasysh shpresën dhe frikën e gjithëkujt në Kosovë. Ndërkaq në një deklaratë të shefit të UNMIK-ut thuhet se sistem i përshtatshëm është ai sistem që i adresohen të gjitha nevojat e sigurisë, që kanë kosovarët dhe që është i hartuar nga vetë kosovarët. qik
Shtuar më 16/06/2005, ora 16:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori