Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Ekspertë Amerikanë flasin për pavarësinë e pashmangshme
Albeu.com
Tim Kennedy bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës Strategjike në Washington thotë se Kosova e pavarur nuk do të ishte një presedan politik, por do të pasonte presedanin e krijuar në vitet e 90-ta kur u njohën pavarësia e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.Duke hedhur poshtë teorinë e presedanit që do të krijonte njohja e pavarësisë së Kosovës për disa krahina me konflikte në ish republikat sovjetike, një ekspert amerikan në një shkrim në të përditshmen Baltimore Sun thotë se ky argument dëshmon për mosnjohje thelbësore të ngjarjeve të dekadës së fundit në ish Jugosllavi. Tim Kennedy bashkëkrijues i organizatës Grupi i Politikës Strategjike në Washington thotë se Kosova e pavarur nuk do të ishte një presedan politik, por do të pasonte presedanin e krijuar në vitet e 90-ta kur u njohën pavarësia e Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë

“Populli i Kosovës e ka të drejtën ligjore për vetëvendosje dhe Kombet e Bashkuara duhet t’ia njohin këtë të drejtë në përputhje me parimet që tashmë janë mbarështruar nga Grupi i Kontaktit dhe palët e tjera pjesëamrrëse”, thotë Kennedy. Në Universitetin Georgetown ndërkaq, në një panel të ekspertëve ballkanik u tha se përkundër kundërshtimeve nga Serbia, pavarësia e Kosovës është e pashmangshme. Morton Abramovitz, ish diplomat amerikan dhe njëri nga këshilltarët e delegacionit kosovar në bisedimet në konferencën e Rambujesë, tha se gjëja më e mirë dhe më e rëndësishme që mund të bëjnë tani kosovarët është të sigurojnë mbrojtje për pakicat, përmes cfarëdo veprimi apo legjislacioni. Abramovitz tha se negociatat e tashme duhet të vendosin nëse Kosova do të ketë pavarësinë e plotë dhe vendin në Kombet e Bashkuara. Ai tha se negociatat gjithashtu duhet të zgjidhin cështjen e qytetit të ndarë të Mitrovicës. Charles Kupchan, profesor i marrëdhënieve ndërkombtare në Georgetown shfaqi drojën e ndarjes përkundër deklarimeve të bashkësisë ndërkombëtare se ndarje s’do të ketë. Ai tha se nuk shihte shumë gatishmëri të bashkësisë ndërkombëtare dhe të Prishtinës për ta bërë Mitrovicën dhe pjesën veriore si pjesë funksionuese të shtetit të Kosovës. rtk
Shtuar më 23/03/2006, ora 10:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori