Ekspertët: Rastet e Hagës do të nxisin revoltë te populli shqiptarë
Albeu.com
Ekpsertët shqiptarë deklarojnë se katër rastet gjyqësore të kthyera nga Tribunali i Hagës që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001 mund do të nxisin pakënaqësi dhe revoltë te populli shqiptarë. “Rastet e hagës të këthyera në gjyqësinë maqedonase gjithësesi se do të nxisin pakëaqësi dhe revoltë te populli shqiptarë. Kjo revoltë e popullit shqiptarë do të jetë edhe më e thellë po qese epilogu gjyqësor do të shkon në dëm të shqiptarëve. Kjo revoltë është mjaftë e arsyeshme nga shkaku se këto raste kanë qenë të mbyllura me amnistinë që u dha nga ana e shtetit”, deklaroi Prof. dr. Metush Sulejmani ekspertë i çështjeve politiko-sociale.

Sipas tij, shteti duhet të jetë mjaftë vigjilent kurë janë në pyetje problemet që kanë ndieshmëri etnike dhe politike sepse mjaftë lehtë mundë të vijë deri te përkeqësimi dhe tensionimi i raporteve ndëretnike nga të cilat do të vihet në pikëpyetje stabiliteti dhe ardhmëria e vendit.

Lidhur me gjykimin e rasteve të kthyera të Hagës, eksperti shqiptar Nazmi Maliqi thekson se për këtë çështje ndeshen akrobacionet politike me normat ligjore.

“Mund të konstatojmë se bëhet fjalë për një aktivitet politik dhe gjyqësor në kohë shumë të pa përshtatshme për Maqedoninë. Nëse Qeverisë i mungojnë alternativa politike dhe ekonomike për një mirëqenie më të mirë të qytetarëve, aktualizimi i këtyre lëndëve është varianti më i mbrapsht populist i këtij koalicioni qeveritar”, theksoi pwr INA profesori universitar, prof. dr. Nazmi Maliqi.

Ndërkaqë, Evroamabasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere në një pronocim për mediat tha sot se pret që katër lëndët e Hagës nga konflikti i vitit 2001, të zgjidhen përmes praktikës normale gjyqësore dhe në pajtim me rekomandimet e Tribunalit të Hagës.
Fuere theksoi se nuk është i njoftuar se lideri i BDI-së Ali Ahmeti për katër lëndët e Hagës ka kontaktuar me përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe OSBE-së. (INA)
Shtuar më 10/10/2008, ora 22:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori