Ekspertët për Ballkanin: Jepini Kosovës pavarësinë më 10 dhjetor
Albeu.com
"SHBA dhe vendet e BE-së duhet të jenë të gatshme që më 10 dhjetor të deklarojnë njëzëri njohjen e Kosovës shtet i pavarur sipas planit Ahtisaari edhe pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit" thonë ekspertët amerikanë.Ekspertë për Ballkanin bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës me qëllim parandalimin e një paqëndrueshmërie rajonale. "SHBA dhe vendet e BE-së duhet të jenë të gatshme që më 10 dhjetor të deklarojnë njëzëri njohjen e Kosovës shtet i pavarur sipas planit Ahtisaari edhe pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit" thonë ekspertët amerikanë.

Sipas tyre rezoluta 1244 nuk përcakton statusin e Kosovës, por as nuk ndalon shpalljen e pavarësisë dhe njohjen e saj nga shtetet e tjera.

Megjithëse preferohet që SHBA dhe BE të veprojnë së bashku për hir të stabilitetit në Kosovë, ekspertët thonë se pritja e pajtimit të të gjithë 27 vendeve të BE-së nuk është aspak realiste edhe e rrezikon procesin e statusit final.

Disa nga ekspertët që kanë firmosur këtë dokument janë, Soren Jessen-Petersen, Janusz Bugajski, James Dobbins, Marshall Harris etj.
Shtuar më 16/09/2007, ora 13:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori