EKSKLUZIVE/ Zbulohet e-maili: Gjiknuri dinte gjithçka mbi skandalin 1.5 million USD me puset e "Albpetrol"
Gjykata Penale dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për skandalin e abuzimit me 1.5 milion dollar me fatura të falsifikuar nga kompania "Phoenix Petroleum" në dëm të "Albpetrol".

Prokuroria ka paditur punonjës të AKBN, të tatimeve, biznesmenët Isuf Berberi, Naim Kasa dhe ish-kreun e AKBN-së, Klodian Gradeci.

Por, siç është pasqyruar në dosjen e prokuroria që ka siguruar albeu.com, në dijeni të plotë për skandalin ka qenë edhe ish-ministri i Enegjetikës, Damian Gjiknuri.

Gjiknuri është vënë në dijeni që në vitin 2016 në lidhje me faturat false të kompanisë "Phoenix Petroleum", por nuk ka reaguar duke bërë që ngjarja të zbulohet nga prokuroria vetëm disa vite më vonë.

Në dosje thuhet se Gjiknuri ka marrë një e-mail ku thuhet specifikisht se kompania e Berberit dhe Kasës kanë vjedhur 1.5 milion dollar përmes faturave të falsifikuara, por duket se kjo nuk ka mjaftuar. Madje, Gjiknurit nuk i ka mjaftuar as padia që ish-vartësi i tij, drejtori i "Albpetrol", Endri Puka kishte dorëzuar në prokurori në lidhje me skandalin në fjalë.

"Në lidhje me faturat e lëshuara nga BSES, pas kërkesës së përfaqësuesit të shoqerisë “Albpetrol”sh.a. Endri Puka drejtuar shtetases Eva Peza në SHBA, vijon emaili i përgjigjes së shtetases Eva Peza ne date 17.05.2016, e cila i adresohet shtetasve Damian Gjiknuri, Dael Dervishi, Endri Puka, Brisida Shehaj, dhe Mimoza Kalia me subjekt: “Fatura të falsifikuara nga “Phoenix Petroleum”sh.a.”, shkruan prokuroria në dosjen hetimore për çështjen në fjalë, të siguruar nga Albeu.com.

E gjithë skema është bërë brenda kësaj ministrie, e cila ka në varësi AKBN-në e drejtuar në atë kohë nga Klodian Gradeci, i cili është i arratisur jashtë Shqipërisë.


Çfarë ka ndodhur?

Kompania “Phoenix Petroleum” ka marrë për shfrytëzim disa puse nafte në pronësi të “Albpetrol” duke premtuar në planin e zhvillimit se do të investonin në to. Marrëveshja është është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane.

Ish-drejtori i "Albpetrol", Endri Puka dyshon tek realizimi i investimit dhe kërkon nga kompania "Black Sëan Energy Services" informacion në lidhje me bashkëpunimin me "Phoenix Petroleum".

Kompania "Black Sëan Energy Services" është përgjigjur se nuk ka lëshuar fatura të tilla ndaj kompanisë "Phoenix Petroleum" duke zbuluar mashtrimin.

Pas kësaj, Puka bën kallëzim në prokurori në lidhje me mashtrimin në fjalë sepse falsifikimi u konfirmua edhe nga autoritetet amerikane.

Ndërkohë, administratorja e "Black Sëan Energy Services" i dërgon një e-mail zyrtarëve të Ministrisë së Energjetikës, mes tyre edhe ministri Damian Gjiknuri duke theksuar se 8 faturat e "Phoenix Petroleum" janë false.

Ngjarja zhvillohet deri këtu në mars 2016, ndërsa prokuroria nis hetimin në maj 2017 ndaj skandalit në fjalë.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Endri Puka, administrator i shoqërisë “Albpetrol”sh.a. ka paraqitur një kallëzim penal ndaj shoqërisë ““Phoenix Petroleum”sh.a.”sh.a. (identifikuar me NIPT K92927401K) dhe shtetasve Naim Kasa (administrator i kësaj shoqërie) dhe Isuf Berberi (aksioner i shoqërisë në fjalë).

Ky shtetas ka sqaruar në kallëzim se, nga raporti i auditimit të deklaratave të llogarisë “Kosto” të realizuara në zbatim të Marrëveshjeve Hidrokarbure të lidhura me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a., kanë lindur dyshime në lidhje me disa deklarata
(Fatura) për shërbime që ajo i ka pasqyruar si të përfituara.
Në këtë mënyrë dyshohet se kjo shoqëri ka rënduar llogarinë “Kosto” duke dëmtuar interesat e kompanisë “Albpetrol”sh.a. si dhe interesat e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) në një shumë prej 1,299,000.00 USD.

Në këto fatura pasqyrohen shërbime të kryera për interes të shoqërisë ““Phoenix Petroleum”sh.a. nga shoqëria “Black Sëan Energy Services” (BSES).

Nga komunikimi që shtetasi Endri Puka ka patur me shtetasen Eva Peza (CEO e shoqërisë BSES) kjo shtetase, me një email të datës 10.05.2016, ka konfirmuar se faturat e mësipërme nuk janë lëshuar prej kompanisë së saj.

Konkretisht bëhet fjalë për faturat:
1. Nr. AL/15#01, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 166,000 USD.
2. Nr. AL/15#02, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 225,000 USD.
3. Nr. AL/15#03, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 296,000 USD.
4. Nr. AL/15#04, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 214,000 USD.
5. Nr. AL/15#05, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 148,000 USD.
6. Nr. AL/15#06, datë 08.06.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 150,000 USD.
7. Nr. AL/15#07, datë 10.08.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 50,000 USD.
8. Nr. AL/15#08, datë 10.08.2015">2015, me përshkrim “Plan studimi strategjik per 25 vitet ne vazhdim” me vlerë 50,000 USD.

Përfaqësuesit e shoqërisë ““Phoenix Petroleum”sh.a. kanë pretenduar se këto fatura nuk janë të falsifikuara duke pretenduar se do provojnë të kundërtën por deri në momentin e kallëzimit penal nuk kanë sjellë ndonjë fakt apo provë për këtë qëllim.

Me qëllim konfirmimin e origjinalitetit apo falsitetit të faturave të mësipërme i është dërguar autoriteteve gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një kërkesë
për ndihmë juridike. Në përgjigje të kësaj kërkese këto autoritete kanë informuar si më poshtë:

“……. Shtetasja Eva Peza ka konfirmuar se është në dijeni të situatës me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a. faturat e së cilës arrijnë shumën 1.290.000 UD. Kjo shtetase ka konfirmuar se faturat janë të falsifikuara pasi Blac Sëan Energy Services (BSES) nuk ka punuar asnjëherë për shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a.

Në një cështje të pavarur nga cështja në fjalë, para se të krijohen faturat e falsifikuara, BSES kontaktoi me një person të quajtur Naim Kasa I cili ishte I lidhur me shoqërinë “Phoenix Petroleum”sh.a. për të bërë tetë vlerësime rezervuarësh dhe plane
biznesi. Asnjë punë nuk u krye në lidhje me këtë cështje pasi “Phoenix Petroleum”sh.a.

gjithmonë i shtynte gjërat për një kohë të mëvonshme. Në këtë kontratë kishte firmosur Eva Peza e cila spekulon se ishte pikërisht nga kjo kontratë që Kasa kopjoi firmën e saj
dhe e përdori atë për faturat e falsifikuara…..”.

Nga sa më sipër rezulton se faturat e mësipërme janë të falsifikuara (ky fakt rezulton nga deklarimet e shtetases Eva Peza dhe nga prova të tjera që do shtjellohen më
poshtë hollësisht).

..........

Në lidhje me faturat e lëshuara nga BSES, pas kërkesës së përfaqësuesit të shoqerisë “Albpetrol”sh.a. Endri Puka drejtuar shtetases Eva Peza në SHBA, vijon emaili i përgjigjes së shtetases Eva Peza ne date 17.05.2016, e cila i adresohet shtetasve Damian Gjiknuri, Dael Dervishi, Endri Puka, Brisida Shehaj, dhe Mimoza Kalia me subjekt: “Fatura të falsifikuara nga “Phoenix Petroleum”sh.a.”.

Nga auditimi i kryer nga “Albpetrol”sh.a. për vitin 2015">2015, i njoftuar me shkresen Nr.1867, datë 19.08.2016, drejtuar shoqerise “Phoenix Petroleum”sh.a., AKBN dhe MIE, konstatohet se grupi i auditimit nuk ka kualifikuar si Kosto Hidrokarbure ato te
prezantuara me 8 fatura, me vlerë totale 1,299,000 USD, të cilat nuk kanë asgjë bashkëngjitur për të vërtetuar shërbimin e kryer dhe sasinë e shërbimit të faturuar.

Gjithashtu eshte marre nje e-mail qe verteton moskryerjen e pageses se ketyre faturave nga ana e “Phoenix Petroleum”sh.a. si dhe evidenton falsifikimin e firmes se kompanise amerikane nga ana e “Phoenix Petroleum”sh.a.. Rrjedhimisht, vlera e mesiperme nuk njihet si kosto hidrokarbure dhe duhet zbritur nga llogaria kosto. Po kështu, AKBN I ka dërguar shoqërisë “Phoenix Petroleum”sh.a. Raportin Përfundimtar të Auditimit për periudhën 01.01.2015">2015 – 31.12.2015">2015 me shkresën Nr.8026, datë 11.12.2017. Në këtë raport janë konsideruar kosto të parikuperueshme të gjitha
vlerat financiare të pasqyruara në faturat e lëshuara nga BSES.
Me shkresën Nr.8026/2, datë 27.12.2017 AKBN ka kërkuar nga shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. që të shlyejë pagesën për pjesën e investimeve të pakryera për periudhën e vlerësimit në shumën 1.299.000 USD.

Ashtu si thamë më sipër, shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. nuk ka të regjistruar në kontabilitetin e saj fatura të lëshuara nga BSES dhe nuk ka kryer ndonjë transaksion bankar në lidhje me këtë shoqëri.

Nga ky fakt rezulton se përfaqësuesit e shoqërisë kanë
patur dijeni se ato janë të falsifikuara dhe i kanë përdorur vetëm në marrëdhënie me Albpetrolin dhe AKBN me synimin e qartë për të evituar ekzekutimin e Garancive Bankare të depozituara pranë AKBN.

Nëpërmjet këtyre faturave të falsifikuara, kompania “Phoenix Petroleum”sh.a. ka pretenduar përmbushjen e investimit minimal të garantuar me garanci bankare.

Nëse nga AKBN nuk do të ishte pranuar realizimi i investimit minimal, kjo e fundit do të kishte arkëtuar vlera monetare nga Garancia Bankare. /albeu.com




Shtuar më 09/10/2020, ora 18:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori