EKSKLUZIVE/ Skivi flet për largimin nga "Babastars", dhe rikthimin në grupin "Skillz": Në muzikë ka korrupsion
Rreperi i njohur nga Kosova, Visar Shala, i njohur me emrin e artit Skivi në një intervistë ekskluzive për Albeu.com dhënë gazetarit Gerli Doko, ka rrëfyer disa nga projektet e reja muzikore që priten të nisin prej fillimit të muajit nëntor.

Për largimin e bujshëm nga "Babastars", Skivi tha se ende nuk është ndarë, ndërsa na premtoi një intervistë veçmas në lidhje me këtë temë.

Ndërkohë rreperi la të hapur mundësinë e një rikthimi me grupin "Skillz" pas 13 viteve, teksa tha se është takuar me Ledri Vulën me të cilin ka qënë pjesë e grupit "Skillz" shumë kohë më parë.

Ndërkohë në fund Skivi tha se Tirana i pëlqen shumë, sipas këngëtarit në kryeqytetin shqiptar njerzit nuk flejnë duke bërë jetë nate. Për më shumë ndiqni Intervistën më poshtë.


INTERVISTA E PLOTË:


1-Skivi ju keni mbi 15 vite që merreni me muzikë, gjithë këtë sukses kujt ja dedikoni?

-Këtë sukses ja dedikoj me gjithë zemër vetëm familjes askujt tjetër.

2- U përfol në media që mund të rikthehet grupi "Skillz", mund të na jepni më shumë detaje reth grupit të ri që do krijoni?

-Nëse rikthehemi nuk kemi nevojë për grup të ri pasi emri është. Kjo pyetje është shumë e shenjtë, zyrtare nuk mund t'ju jap për momentin asgjë por pse jo? Ju mund të pyesni dhe Ledri Vulën ose menaxherin e tij.

3-Po me grupin "Babastars" përse u ndatë, çfarë ndodhi konkretisht ?

-Ende jemi duke u ndarë. Në fakt është pak pyetje e madhe do një temë më vete, më saktësisht një intervistë komplet të gjatë, por nëse më bie rruga për Tiranë mund t'ju jap shumë e më shumë detaje në lidhje më largimin tim.

4-Me cilin mban ende kontakt Skivi nga djemtë e Babastars?

-Me dikë pak më shumë me dikë pak më pak, aman me të gjithë mbaj kontakt, pasi si grup linder kemi treguar shembull në tokat shqiptare. Ne kemi tregu intergritet kulturë, pasi kur vjen puna për ndarje kemi ditur me u nda dhe për të qënë shembull për të ardhmen, pasi kemi parë raste në të kaluarën që janë ndarë shumë keq.

5-Si i keni mardhënjet me reperat nga Shqipëria?

-Shumë mirë, shumë perfekt gjithçka normale. Ata që më njohin e dinë mirë, nuk kam qejf të shfrytëzoj gjithë bagazhin e karrierës për një sulm ndaj një njeriu të panjohur për cilin do rreper nga Shqipëria kushdo qoftë ai. Është mënyrë njerzore ti je ti unë jam unë, kështu respekt për reprat në Shqipëri jemi një.

6-Mardhënja me Ledri Vulën ka qënë ulje ngritje, po tani a takoheni ?

-Po jemi takuar. Ulje ngritje normale që ka pa pasur, pasi në kohën kur Ledri doli nga Babastars ka qënë ajo ulja derisa tani u konsolidua.


7-Keni patur shumë bashkëpunime me këngëtare femra, më cilën është ndjerë më mirë Skivi?

-Kjo pyetje është shumë e zjarrtë. Nuk mund ta veçoj asnjë, pasi me asnjë këngëtare nuk kam pasur bashkëpunim brenda vitit, d.m.th secila artiste që ka ka qënë si mysafir e pasur tajlamjin e vet vjetor duke konsumuar deri në maksimum në publik. Që prej këngës me Ronelën, e deri te kënga e fundit me Ponin e cila ishte këngë 100% shqip, thjesht nuk mund t'i ndaj të gjitha kanë qënë të mira.

8-Në një interviste te "KTV" deklaruat se po punoni për të rinjtë me çmime të ulëta, na tregoni më shumë ?

-Po, shumë e vërtetë ajo çfarë kam thënë, por faktikisht ende nuk kemi nisur, jam në përfundim. Por shpresoj në datën 1 nëntor kam për të filluar me studio, me grup, me artista të rinjë, më çmime për artista që kanë nevojë. Thjesht debutim sa më të lehtë për artistin, jo një komplikim, pasi ajo që kemi parë në idustrinë e muzikës ka shumë korrupsion duhet të dalë dikush me fol më shumë. Nuk e di a jam unë njeriu i duhur që kam për t'i ndrequr këto sene të mëdhaja, ose unë në bashkëpunim me një tjetër për t'i shpalosur gjithë të këqijat që ekzistojnë në industrinë tonë për t'u dhënë më shumë hapësira për të rinjtë që duan të merren me muzikë. Mezi po pres, besoj se në 1 nëntor fillojmë punën.

9-Çfarë statusi ka momentalisht Skivi ?

-Skivi është Single.

10-Ku i kaluat këtë verë pushimet?

-Pushimet e verës i kam kaluar në fillim të verës pak në Itali, pak në Gjermani, dhe pak në Holandë. Në fund të verës kam shkuar te Kepi i Rondonit pasi aty kam shumë qejf me shku. Aty ja kam kaluar thjesht fare, pak a shumë si në kamping jo në Hotele.

11-Po në Shqipëri vini shpesh, dhe cili qytet ju ka pëlqyer më shumë?

-Pa dyshim është Tirana. Është një prej qyteteve që nuk flejnë, se në Prishtinë është një kohë që në mëngjes dhe në darkë nuk ka gjalërri, ndërsa Tiranë janë të gjithë zgjuar. Tiranën e dua përjetë, e vizitoj shpesh duke kaluar në autostratën e kombit pasi më kujtohet kur udhëtonim që nga rruga vjetër e cila mbante plot 13 orë. Kjo autostradë ne artistave na ka ndihmuar shumë tani pasi për 3 orë jam në Tiranë.

12-Çfarë ju sygjeron Skivi të rinjve që duan të merren me muzikë? - Sygjërimi i vetëm është "Mos u dorëzo dhe ki durim, koha nuk ikën koha është duke ardhur", kështu kape momentin. /albeu.com/



style=" background:#FFF; border:0; border-radius:3px; box-shadow:0 0 1px 0 rgba(0,0,0,0.5),0 1px 10px 0 rgba(0,0,0,0.15); margin: 1px; max-width:540px; min-width:326px; padding:0; width:99.375%; width:-webkit-calc(100% - 2px); width:calc(100% - 2px);">
style="padding:16px;"> style=" background:#FFFFFF; line-height:0; padding:0 0; text-align:center; text-decoration:none; width:100%;" target="_blank">
style=" display: flex; flex-direction: row; align-items: center;">
style="background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; flex-grow: 0; height: 40px; margin-right: 14px">14px; width: 40px;">
style="display: flex; flex-direction: column; flex-grow: 1; justify-content: center;">
style=" background-color: #F4F4F4; border-radius: 4px; flex-grow: 0; height: 14px">14px; margin-bottom: 6px; width: 100px;">
style=" background-color: #F4F4F4; border-radius: 4px; flex-grow: 0; height: 14px">14px; width: 60px;">
style="padding: 19% 0;">
style="display:block; height:50px; margin:0 auto 12px; width:50px;">
style="padding-top: 8px;">
style=" color:#3897f0; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px">14px; font-style:normal; font-weight:550; line-height:18px;"> View this post on Instagram
style="padding: 12.5% 0;">
style="display: flex; flex-direction: row; margin-bottom: 14px">14px; align-items: center;">
style="background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; height: 12.5px; width: 12.5px; transform: translateX(0px) translateY(7px);">
style="background-color: #F4F4F4; height: 12.5px; transform: rotate(-45deg) translateX(3px) translateY(1px); width: 12.5px; flex-grow: 0; margin-right: 14px">14px; margin-left: 2px;">
style="background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; height: 12.5px; width: 12.5px; transform: translateX(9px) translateY(-18px);">
style="margin-left: 8px;">
style=" background-color: #F4F4F4; border-radius: 50%; flex-grow: 0; height: 20px; width: 20px;">
style=" width: 0; height: 0; border-top: 2px solid transparent; border-left: 6px solid #f4f4f4; border-bottom: 2px solid transparent; transform: translateX(16px) translateY(-4px) rotate(30deg)">
style="margin-left: auto;">
style=" width: 0px; border-top: 8px solid #F4F4F4; border-right: 8px solid transparent; transform: translateY(16px);">
style=" background-color: #F4F4F4; flex-grow: 0; height: 12px; width: 16px; transform: translateY(-4px);">
style=" width: 0; height: 0; border-top: 8px solid #F4F4F4; border-left: 8px solid transparent; transform: translateY(-4px) translateX(8px);">

style=" margin:8px 0 0 0; padding:0 4px;"> style=" color:#000; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px">14px; font-style:normal; font-weight:normal; line-height:17px; text-decoration:none; word-wrap:break-word;" target="_blank">Level up 💰

style=" color:#c9c8cd; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px">14px; line-height:17px; margin-bottom:0; margin-top:8px; overflow:hidden; padding:8px 0 7px; text-align:center; text-overflow:ellipsis; white-space:nowrap;">A post shared by style=" color:#c9c8cd; font-family:Arial,sans-serif; font-size:14px">14px; font-style:normal; font-weight:normal; line-height:17px;" target="_blank"> SKIVI (@skivi_undercova) on




Shtuar më 28/10/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori