EKSKLUZIVE/ PS, urdhër bazës socialiste: Mbroni Saimir Tahirin!
Mëngjesin e ditës së sotme në orën 11:00 ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë ku u diskutua gjatë mbi akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pavarësisht se pritej që mbledhja të mbarojë shpejt dhe Tahiri të përfundojë në burg, gjërat ndryshuan.

Socialistët e Ramës në Këshillin e Mandatëve mbrojtën me shumë forcë ish-ministrin e tyre duke ia vështirësuar punën Prokurorisë e cila kishtë zbarkuar në Kuvend me qëllime të qarta.

Por çfarë ka ndodhur brenda PS-së dhe pse PS u “zgjua” në mbrojtje të Tahirit?

Burime ekskluzive për Albeu.com bëjnë me dije se paraditën e sotme drejtues të lartë të Partisë Socilistë të Tiranës kanë dhënë urdhër të prerë nëpër grupet e komunikimit në rrjetet sociale që t’i vijnë në mbrojtje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, me komente pozitive e shpërndarje.

Kjo gjë është lehtësisht e verifikueshme pasi të gjithë “miqtë” e tij të cilët deri sot heshtën rreth pafajësisë apo fajësisë së tij, sot u turrën në komente pozitive e mbështetëse.

Kjo lëvizje jo pak e rëndësishme mësohet të ketë ardhur pas emisionit të mbrëmshëm në Klan Tv, ku Saimir Tahiri me maturi dha mesazhe të forta për kundërshtarët e tij.

Dyshohet se mes tij dhe Ramës është bërë një marrëveshje, frytet e së cilës janë mbështetja e munguar e socialistëve në këto ditë të vështira për ish-ministrin Saimir Tahiri. /Zamira Kajaçi-albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori