Nga Ervin Shkulaku
Eshtë refuzuar sërish kërkesa e
Sylejman Selimit për tu liruar me
kusht dhe tashmë do t'i duhet të presë më së paku edhe tre muaj të tjerë brenda qelisë.
Ditën e kaluar Paneli për
Lirim me
Kusht ka mbajtur mbledhjen për të shqyrtuar kërkesën e Selimin për
lirim dhe albeu.com mëson se kjo kërkesë është refuzuar për shkak të peshës së veprës penale dhe kohës së mbetur.
Ndërkaq kjo është konfirmuar për albeu.com edhe nga Kordinatori i
Panelit për
Lirim me
Kusht, Bedri Duraku.
"Lidhur me pyetjen tuaj përkitazi me aktvendimin e
Panelit për
lirim me
kusht për çështjen e personit të denuar
Sylejman Selimi ju njoftojë se Paneli e ka shqyrtuar rastin e tij me datën 24 tetor 2018 dhe e ka refuzuar kërkesën e tij për arsyet e përmendura në aktvendimin PLK. D. nr. 235/18.
Sipas aktvendimit të
Panelit për
lirim me
kusht rasti i tij do të rishqyrtohet sërish pas tre (3) muajve. Një kopje e aktvendimit i është dërguar personit të dënuar dhe avokatit të tij." tha ai për albeu.com.
Sylejman Selimi ndërkaq është shpallur fajtor në maj të vitit 2015 nga Gjykata e Mitrovicës për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Selimi në cilësinë e pjesëtarit të UÇK-së, në bashkëkryerje me një pjesëtar tjetër të UÇK-së të panjohur “ka cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga fshati Gllanaselle, i ndaluar në qendrën e ndalimit në Likovc duke e rrahur shjne teksa ai po e pastronte dyshemen e burgut.
Shtuar më 25/10/2018,
ora 16:20