Ekskluzive; Kushëriri i Muhamedit a.s. ka varrin në Kalanë e Shkupit
Albeu.com
Sipas gazetes Lajm Maqedoni, bazuar ne shkrimet e prefektit te atehershem Shkupit Salih Asim Beut (1869 – 1935), deri në shekullin e XX, në Kalanë e Shkupit është prehur një pjesëtarë i familjes së profetit Muhamed, i njohur me emrin Baba Xhafer.nga LAURA PAPRANIKU
“Ky person, turbeja e të cilit tani është e rrënuar, rrjedh nga familja e Muhamedit a.s.”, shkruan prefekti i asaj kohe, Sali beu për Baba Xhaferin. Kjo është një prej të dhënave, me të cilën Sali beu e përgatiti raportin për sulltan Rashidin, me rastin e ardhjes së tij në Shkup, në vitin 1911.
Dëshmi të jashtëzakonshme, por jo edhe të pabesueshme, për historinë e Shkupit, kanë lënë prefektët e saj. I tillë është edhe rasti i prefektit Salih Asim Beut (1869 – 1935), i cili në librin e tij Historia e Shkupit (USKUP TARIHI VE CIVARI) tregon se deri në shekullin e XX, në Kalanë e Shkupit është prehur një pjesëtarë i familjes së profetit Muhamed, i njohur me emrin Baba Xhafer.
Ish-prefekti i Shkupit, nuk jep të dhëna të hollësishme për lidhjet familjare të Baba Xhaferit me profetin Muhamed, por vetëm tregon se ai rrjedhën nga familja e tij.
“Xhafer Baba: Shehu i tarikatit Bajramie, është varrosur në Kalanë e Shkupit. Ky person, turbeja e të cilit tani është e rrënuar, rrjedh nga familja e Muhamedit a.s.”, qëndron në librin e Saliut, prefektit të fundit që, ka pasur Shkupi gjatë sundimit osman. Këto të dhëna, që sot tingëllojnë sensacionale, duket se janë transmetuar shumë rastësisht, deri në ditët tona. Në vitin 1911, kur Sulltan Rashidi vizitoi Shkupin, prefekti Sali Asim Beu ishte i obliguar t’i raportojë lartmadhërisë së tij, për historinë e qytetit. Si rrjedhojë, citati i lartpërmendur gjendet i botuar për herë të parë, në raportin prej 10 faqe të vitit 1911. Vetëm 24 vite më vonë, raporti u zgjerua me fusnota të tjera dhe u botua si libër, në osmanishte, që ishte gjuha zyrtare e perandorisë.
Për të dhënat se në Kalanë e Shkupit, deri vonë gjendej varri i kushëririt të profetit Muhamed dhe i cili, nisur nga fakti që është varrosur në tyrbe, duhet të ketë qenë personalitet i respektuar fetar, Sali beu, ka raportuar duke u thirrur në të dhënat e Evliva Çelebisë, njërit prej kronistit më të njohur të Perandorisë osmane. Vërtetësinë e përkthimit, të cituar më lartë, e ka konfirmuar për gazetën “Lajm”, edhe përkthyesi i librit, Sulltan Baki. “Në librin për historinë e Shkupit, Sali Beu, tregon se në Kalanë e Shkupit, ka qenë i varrosur një pasardhës i familjes së Muhamedit a.s. edhe atë në një tyrbe, që atëherë është ndodhur në gjendje të shkatërrimit”, tregon Baki, i cili ka bëri përkthimin nga osmanishtja në turqisht. Libri i njëjtë është përkthyer edhe në maqedonisht, nga prof. dr. Dragi Gjerorgjiev, por, jo edhe në gjuhën shqipe, ndërsa origjinali i tij ndodhet ne Muzeun e Qytetit.
Shtuar më 15/10/2007, ora 02:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori