Mandati i ministres Xhaçka, avokati: S’ka përfituar asnjë pasuri të shtetit

Në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores është diskutuar për mandatin e ministres se Jashtme, Olta Xhaçka, për të cilin opozita thotë se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.

Ministrja nuk ishte e pranishme, por përfaqësohej nga avokati i saj, Genc Çifliku, i cili ndër të tjera sqaroi se “veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose e pushtetit vendor”.

Sipas tij, nuk ka kontratë apo nën kontratë mes shoqërisë së bashkëshortit të deputetes Xhaçka dhe ndonjë institucioni publik, madje ai u shpreh se “nuk parashikohet të ketë as në te ardhmen asnjë marrëdhënie kontraktuake nga e cila ky subjekt mund të përfitojë pasuri publike.”

Avokati Genc Cifligu: Nga ana e një grupi deputetës që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbatja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e cështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një cështje të Kushtetutës.

Rezulton se Xhaçka nuk ka përfityar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të punës së saj.

Gjykata Kushtetuese ka juridiksionin, vetëm kur konstatohen shkeljet. Sikurse e thamë, detyra e Këshillit është të verifikojë nëse mocioni i plotëson kriteret. 2 pyetje: A po ushtron ministra veprimtari që po burojnë nga shteti. A ka fituar ndonjë pasuri ministrja nga shteti? Në përgjigje të këtyre pyetjeve rezulton se deputetja nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga shteti.

Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëhetë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë.

Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim të situatës konkrete. Nuk provohet fakti se janë kryer veprimtari përfituese. Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese.

Në këtë kuptim, në nenin 8 janë dhënë lista e sektorëve strategjikë. Parashikohet se një është dhe struktura turistike. Ata që investojnë në turizëm kanë të drejtë të përfitojnë statusin e investitorit strategjik.