EKSKLUZIVE/ "Jam pronar i "Babastars", çështjen do e zgjidh në gjyq", Agon Amiga: Covid-19 do godasë fort xhepat e artistëve
Reperi nga Kosova, Agon Amiga ka folur në një intervistë ekskluzive për Albeu.com, reth përplasjeve me grupin "Babastars", si dhe mardhëniet me reperat e tjerë.

Agoni deklaroi se mbetet ende pronar me karta i "Babastars", por sipas tij ky grup është i ndarë në dy pronarë dhe se çështjen do ta zgjidh në gjyq.

I pyetur gjithashtu se Covid-19 do godasi xhepat e artistëve ai u përgjigj duke deklaruar se asgjë nuk do jetë më si më parë ku bëhej jeta luksoze.

Ndërkohë në lidhje me mardhënien me reperat nga Shqipëria, reperi tha se ka shok Stresin, ndërsa me reperin Cozman mban ende kontakte të forta pas ndarjes nga grupi Babastars. Për më shumë intervistën e plotë e gjeni më poshtë.

Intervistoi Gerli Doko:

1-Si po e kaloni këtë kohë pandemie, a ka ndryshuar mënyra e jetës?

-Në këtë kohë pandemie në përgjithësi gjerat kanë ndryshuar shumë, dhe do të kalojë shumë kohë dhe nuk do te jetë ashtu siç ka qënë jeta normale. Unë për momentin po jetoj në Munchen të Gjermanisë dhe shumicën e kohës po e kaloj vetem me djali.

2- A do ndikojë negativisht Covid-19 në xhepat e artisëve për shkak se klabet do hapen të fundit?

-Normal që do të ndikoj edhe në xhepat e artistëve sepse po flas për veten gjithmonë ne e kemi pas jetën me luks dhe shpenzime më të mëdha.

3-Klipi i fundit "Krejt kto tipat" u publikua ndryshe ku ju nuk ishit shfaqur vetë si imazh, përse?

-Ne klipin e fundit, “Krejt kto tripa” skenarin e kam shkruar vetë dhe regjin e kam bër po vetë dhe vendosa me të bëj me të huaj se mu dha rasti të njoh një grup aktoresh dhe e shfrytezova rastin të bëj me aktor të huaj.

4-Përse u përça grupi "Babastars", një arsye të fortë mund të na jepni?

-Grupi u perça mund të them vetem për arsye personale dhe interesa personale. Grupi Babastars funksionon i ndarë në dy grupe dhe menaxhim te ndryshëm. Grupi është i rigjistruar me dokumente dhe jemi ortak 4 persona, për derisa i kanë kenduar kangët nëpër klube dhe i nxerin në kanalin e "Babastars", kështu që un jam akoma pronar i BS. Gjithashtu un jam i interesuar që këte çështje ta zgjidh në gjygj.

5-Na ka bërë përshtypje që ju ende i publikoni klipet te kanali i Babastar.

-Un klipet i nxerr dhe do t’i nxierr në kanalin e "Babastars", sepse jam akoma pronar.

6- Me cilin prej reperave të Babastars mbani ende miqësi?

-Me Cozman dhe me asnjë tjetër.

7-Si i ka Agoni mardhëniet me reperat nga Shqipëria?

-Un me Stresin i kam mardhëniet e mira, të tjerët nuk i njof personalisht.


8-Në Shqipëri a vini shpesh dhe cili qytet ju pëlqen më shumë?

-Po në Shqipëri vi shpesh. Tirana më pëlqen dhe Jugu i Shqipërisë më pelqen jashtë mase.

9-20 vite karrierë, gjithë këtë sukses kujt ja dedikoni?

-Po për këto 20 vite karrierë unë u jom shumë mirënjohës të gjithë shqiptarëve kudo në botë. Falë atyre ne e kemi vizituar pothusjse çdo qytet te Botës duke na përkrahur vazhdimisht dhe janë rritur me muzikën tonë. Un nuk mundem t’i them fansa sepse me duket shume fjal e ulet.

10-Projektet e Agon Amigës në vazhdim, do jenë bashkpunim apo vetë?

- Tani në plan i kam dy bashkpunime njerën me K-Albon dhe një me një talent.


11-Po futbollin a e ndiqni, dhe nëse po për cilën skuadër europiane bëni tifo?

- Futbollin nuk e ndjek shumë po më pëlqejnë disa ekipe, si Real Madrid, Barcelona, Bayern Muunchen, dhe Inter.


12-Në rrjetet sociale nuk ju kemi parë shumë aktiv?

-Rrjetet sociale kurrë nuk më kanë pëlqyer dhe i kam shumë inat. Me duket shumë punë koti me u marr me to, i urrej Instagram dhe Facebook.


13-Me K-Albon ju kemi parë kohët e fundit, si lindi miqësia me të?

-Me K-Albon jemi takuar para disa vitesh dhe na lidhi shoqëria dhe muhabeti na shkonte shumë. Na lidhin dhe shumë gjëra të tjera .

Ju falenderojmë për intervistën dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.

Faleminderit edhe juve, çdo të mirë dhe suksese. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2020, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori