EKSKLUZIVE/ Dy të besuarit e Ramës jo deputetë që do të marrin dy super ministri
Pëlqej
Ndërkohë që nuk po flitet asgjë në lidhje me programin apo prioritetet e qeverisë së katër viteve të ardhshme, në mes të vapës së gushtit dhe sjelljes hermetike të maxhorancës, i gjithë diskutimi po shtrohet mbi kabinetin Rama dhe pjesëmarrjen ose jo të personazheve të caktuara në të.

Rama është duke u përgatitur të krijojë 10-12 super ministri duke vendosur aty disa ministra pa të shkuar dhe kontribute të mëdha në PS, të cilët sa i përket kompetencave nuk pritet të jenë më të fuqishëm se sa ministrat teknikë të Bashës që qendruan për disa muaj në ato zyra.

Përkundrazi, ministrat e Bashës ishin edhe më të "fuqishëm" se ata që do të vendosë Rama, pasi nëse hiqeshin do të kishte një parti që do të kërkonte llogari, kurse në kabinetin Rama II, nuk pritet të "pipëtijë" njeri. Nëse kabineti Rama I ishte një kabinet Rilindasish, ky i dyti pritet të jetë një kabinet neo rilindasish.

Sëfundmi mësohet se Rama do të përfshijë në këtë kabinet edhe një ose dy ministra, të cilët nuk janë fare deputetë, por personazhe që gëzojnë pëlqimin personal të Ramës.

Albeu.com mësoi se bëhet fjalë për një grua dhe një burrë, të cilët nuk kanë mandat deputeti, por janë projektuar si dy super ministraRamës, krahas emrave të tjerë si Xhafaj apo Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2017, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori