Ekskluzive / A po hyn Çalik në sektorin energjitik në Shqipëri?
Pas privatizimit nga Çalik Group të KEDS Kosova para rreth dy vitesh, duket se ky grup tashmë synon edhe tregun energjitik shqiptar.

Jo rastësisht, drejtuesit më të lartë të KEDS Kosova, kompania shpërndarëse e energjisë pjesë e Çalik Group, po zhvillojnë këto ditë takime me Albtelecom dhe përfaqësues të tjerë të Çalik Group në Shqipëri, transmeton Portali Albeu.com.

Të pyetur nga Portali Albeu, përfaqësues të Çalik Group në Shqipëri nuk kanë pranuar të prononcohen nëse bëhet fjalë për hyrjen në tregun energjitik shqiptar apo jo, por janë mjaftuar duke thënë se "mysafirët nga KEDS Kosova janë këtu për projekte të reja që bashkojnë dy vendet".

Tani, mbetet të shohim në javët në vazhdim nëse do të kemi ndonjë zhvillim konkrekt në këtë drejtim.

Qeveria e Kosovës nënshkroi kontratën me konsorciumin Çalik dhe Limak për shitblerjen e distribucionit dhe furnizimit të KEK-ut me 17 Tetor 2012. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2015, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori