"Ekonomist": Kosova e pavarur nuk do të bashkohet me Shqipërinë
Albeu.com
Menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit në Serbi, Marti Ahtisari, do t'i prezantojë idetë e tij mbi statusin e Kosovës, duke rekomanduar pavarësinë, por me disa kushte.Megjithatë, një gjë është e qartë: Kosova nuk do të bashkohet as me Shqipërinë dhe as me pjesët e banuara me shqiptarë të Maqedonisë, shkruan gazeta londineze "Ekonomist". Gazeta më tej thekson se shumë serbë mendojnë se është vetëm çështje kohe kur edhe shqiptarët do të synojnë krjimin e "Shqipërisë së Madhe", por ajo konstaton se "politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri nuk e kanë promovuar asnjëherë idenë e bashkimit". Duke cituar një sondazhi të vitit 2005 në Kosovë, "Ekonomist" thotë se është konkluduar se 90 për qind e popullatës e përkrah pavarësinë dhe vetëm më pak se 10 për qind angazhohet për bashkim me Shqipërinë. "Kjo flet edhe për një fakt të cilin nacionalistët shqiptarë e urrejnë, se të rinjtë shqiptarë në Kosovë kanë zhvilluar identitetin e tyre kosovar. Nuk është se ata nuk ndihen si shqiptarë, por thjesht nuk shohin asnjë kontradiktë në të qenit kosovarë njëkohësisht", konstaton "Ekonomist". "Me pavarësinë në prag të derës, udhëheqësit kosovarë nuk e kanë ndërmend që shtetin e tyre të ri ta shkrijnë në një shtet tjetër. Nacionalistët shqiptarë, në përgjithësi nuk e pëlqejnë termin 'Shqipëri e Madhe', ata preferojnë të bisedojnë për 'Shqipërinë etnike'. Kjo mbulon jo vetëm Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë perëndimore, por edhe disa pjesë të Serbisë dhe Malit të Zi. Megjithatë, është i paktë numri i shqiptarëve të cilët janë të interesuar në krijimin e një shteti të këtillë. Për shumicën prej tyre, anëtarësimi në Bashkimin Evropian është shqetësim shumë më i madh", shkruan kjo gazetë britanike. start
Shtuar më 19/01/2007, ora 19:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori