Ekonomiku në ditën e 8-të të protestës
Në ditën e tetë të protestës, studentët e Ekonomikut kanë paralajmëruar sot greve urie. Pedagogët e ekonomikut janë shprehur të vednosur ti shkojnë deri në fund kërkesave të tyre për ti dhënë fund ndërtimeve pa kriter dhe pa leje sipas tyre, në ambientet që i përkasin këtij fakulteti.

"Një thirrje të gjithë palëve të përfshirë në këtë cështje, t?i bëjmë thirrje autoriteteve, cfarë bëjnë, cfarë presin, do të na cojnë drejt grevës së urisë? Duhet të na kthejnë përgjigje apo duhet të zgjidhin cështjet e pronës se arsimit public, sipërmarrësve, biznesit duhen të fitojnë mbi gjakun, mbi djersën, mbi dijen? Apo duhet të bëjnë ndërtime të tilla që dëmtojnë arsimin? Palë tjetër jemi ne, protestuesit, student e pedagogë nuk duhet të heqim dorë derisa të zgjidhet ky problem"- tha Sotiraq Dhamo, pedagog. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori