Ekipi i Unitetit: Pavaresia e panegociueshme
Albeu.com
Anëtarët e Ekipit Negociator u thanë deputetëve se pavarësia është e panegociueshme, pakoja e Ahtisarit nuk mund të hapet për negociim dhe tërësia territoriale e Kosovës është pacënueshme.Ekipi i Unitetit te Kosoves ka dale me nje qendrim te perbashket se “Pavaresia e Kosoves eshte e panegociueshme”. Kete qendrim e ka bere te ditur sot Presidenti Fatmir Sejdiu qe eshte njekohesisht edhe kryesuesi i Ekipit te Unitetit Kosovar. Deklarata e Sejdiut eshte bere sot ne Seancen e Kuvendit te Kosoves ku eshte duke u diskutuar rreth zhvillimeve për statusin e Kosovës, pas paralajmërimit për negociata të reja. “Ekipi i Unitetit konsideron se kjo do të jetë vonesa e fundit në proces dhe nuk mund të pranojë shtyrje të tjera. Ekipi zotohet se në gjithë këtë proces, duke llogaritur edhe shpalljen e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës do ta bëjë në koordinim me SHBA dhe BE-në”, tha në emer të ekipit, presidenti Fatmir Sejdiu. Anëtarët e Ekipit Negociator u thanë deputetëve se pavarësia është e panegociueshme, pakoja e Ahtisarit nuk mund të hapet për negociim dhe tërësia territoriale e Kosovës është pacënueshme. RTK
Shtuar më 30/07/2007, ora 15:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori