Ekipi i Unitetit nuk ka marrë indikacione zyrtare për Dejton të dytë për Kosov&
Albeu.com
Duke iu referuar idesë së fundit të Ishingerit se mund të organizohet një konferencë për Kosovën e tipit të Dejtonit, zëdhënësi Skënder Hyseni tha se nuk ka indikacion zyrtar për këtë, por theksoi se Kosova është rast i veçantë dhe nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, pra as me Bosnjën.Ekipi i Unitetit rithekson se Treshja ndërmjetësuese ndërkombëtare nuk ka mandat të propozojë ose të sugjerojë zgjidhje për statusin e Kosovës. Duke iu referuar idesë së fundit të Ishingerit se mund të organizohet një konferencë për Kosovën e tipit të Dejtonit, zëdhënësi Skënder Hyseni tha se nuk ka indikacion zyrtar për këtë, por theksoi se Kosova është rast i veçantë dhe nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër, pra as me Bosnjën.
Ekipi i Unitetit u mblodh sot para nisjes për në Londër, ku nesër do të takohet me ministrin e jashtëm britanik Dejvid Miliband dhe me zyrtarë tjerë të lartë. Ekipi i Unitetit përjashton mundësinë e modeleve të reja për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe insiston në përshpejtimin e çështjes sipas pakos së Ahtisarit. Por, duke se ky qëndrim edhe mund të ndryshojë, varësisht prej zhvillimeve dhe presioneve që mund t’u bëhen palëve negociuese deri në fund të bisedimeve shtesë, më 10 dhjetor. Përfaqësuesi i BE-së në Treshen, Volfgan Ishinger, ka nxjerrë këto ditë një propozim në opinion se në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit mund të organizohet një konferencë e ngjashme me atë të Dejtonit për Bosnjën, ku palët negociuese do të mund të diskutonin për statusin e Kosovës. Zëdhënësi i ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni nuk saktësoi nëse Kosova do të merrte pjesë ose jo në atë konferencë, por vetëm përsëriti faktin se Kosova është rast i veçantë dhe nuk mund të krahasohet me zgjidhje të tjera. “Nuk ka asnjë indikacion zyrtar për një tip konference të Dejtonit. Ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është që nuk mund të ketë dhe nuk mund të tërheqësh asnjë paralele në mes të Kosovës dhe Bosnjës, sepse janë dy çështje krejtësisht të ndryshme. Dhe cilat do të jenë teknika, ose modalit i përfundimit të statusit të Kosovës nuk është e ditur ende”, tha Hyseni. Pas konferencës së Dejtonit në vitin 1995 është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë. Pavarësisht prej zhvillimeve të fundit ndërkombëtare rreth Kosovës, Ekipi i Unitetit dëshiron t’i mbetet besnik programit të planifikuar që në fillim të misionit të treshes. Në këtë kuadër zëdhënësi Hyseni përsëriti qëndrimin se treshja nuk ka mandat të bëjë propozime për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të paktën ky është informacioni që ka Ekipi i Unitetit. “Ne nuk jemi në dijeni që treshja ka mandat tjetër, pos mandatit nismëtar atij që është i ditur deri tash. Dhe sa na përket neve, Treshja nuk ka mandat të propozojë ose të sugjerojë çfarëdo zgjidhjesh të veçanta. Mandati i Treshes është të moderojë, ose të mundësojë të lehtësojë kontaktet në mes të dy palëve”,tha Hyseni. Ekipi i Unitetit u mblodh sot para nisjes për në Londër, ku është ftuar nga ministri i jashtëm britanik Dejvid Miliband. Pritet që ekipi të kërkojë përkrahjen e Britanisë së Madhe për inicimin e një roli më aktiv të Bashkimit Evropian, me qëllim të përshpejtimit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kjo vizitë i paraprin takimit të drejtpërdrejtë midis Prishtinës e Beogradit që do të mbahet më 14 tetor në Bruksel. rtk
Shtuar më 08/10/2007, ora 21:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori