Ekipi i Unitetit mori ftesën për takimin e 28 shtatorit në Nju Jork
Albeu.com
Delegacioni i Kosovës në bisedimet për statusin ka vendosur që edhe në takimin e drejtëpërdrejtë me palën serbe të paraqesë Traktatin e fqinjësisë së mirë me Serbinë, dokument ky i hedhur poshtë nga pala serbe.Ekipi i Unitetit ka marrë ftesën për takimin e 28 shtatorit në Nju Jork, me Treshën e negociatorëve ndërkombëtarë dhe delegacionin serb. Delegacioni i Kosovës në bisedimet për statusin ka vendosur që edhe në takimin e drejtëpërdrejtë me palën serbe të paraqesë Traktatin e fqinjësisë së mirë me Serbinë, dokument ky i hedhur poshtë nga pala serbe.
Zëdhënësi i Ekipit Negociator, Skender Hyseni tha se takimi i Nju Jorkut do të shërbejë vetëm si rast për t’ia paraqitur delegacionit të Beogradit, vizionin për ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i 28 shtatorit në midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet si pika me e rëndësishme e raundit të ri të negociatave për statusin nën udhëheqjen e Treshes negociatore, Wisner, Ichinger dhe Harçenko. Në ftesën për takimin që ka pranuar delegacioni i Kosovës nuk është e caktuar agjenda e temave që do të diskutohen. Zëdhënësi i Delegacionit të Kosovës, Skender Hyseni, tha se në ftesë gjendet vetëm orari i takimeve që do të mbahen. Sipas tij, takimi i parë do të jetë midis dy delegacioneve, të Beogradit dhe Prishtinës, në prani të treshes ndërkombëtare, ndërkaq më pastaj treshja do të takojë ndaras përfaqësuesit shqiptarë dhe serb.
Shtuar më 22/09/2007, ora 17:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori